-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirimi i Tahirit nga burgu, SHBA: Shumë zhgënjyese! Do të ketë pasoja

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ashpër pas lirimit të Saimir Tahirit nga qelia. Diplomatja amerikane e cilëson vendimin e gjykatës së Elbasanit shumë zhgënjyes dhe paralajmëron se do të ketë pasoja.

Vjen reagimi i parë i Tahirit pasi doli nga burgu: Do të vazhdoj të kërkoj drejtësinë

Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare.

“Miqtë e fuqishëm, do të keni pasoja”! Për kë e ka Yuri Kim mesazhin e koduar?

Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja” shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale pas vendimit të sotëm të gjyqtares Matilda Fetahu, e cila vetëm 4 ditë më parë kaloi vettingun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit