Ish-ministër i Brendshëm Saimir Tahiri është liruar nga burgu. Pas 16 muajve, Tahirit i është hapur dera e burgut.
Gjyqtarja Matilda Fetahu në Elbasan ku u zhvillua procesi gjyqësor ka pranuar kërkesën e ish-ministrit përmes avokatit Maks Haxhia për ta liruar.
Pra lirimi është me kusht dhe pjesën e mbetur do të qëndrojë i izoluar në shtëpi.
Ai u dënua në 4 shkurt të vitit të kaluar 3.4 vite burg me akuzën për shpërdorim të detyrës.
Por përse u lirua?
Zyrtarisht ende nuk dihet, por paraprakisht mësohet se ka qenë një ekspertizë mjekësore për një familjar të ish-ministrit. Kjo ka qenë arsyeja që e ka bindur gjykatën që ta lirojë në kushte shtëpie për të qenë pranë familjarit.