Dalin detaje të reja lidhur me vrasjën e çiftit Mujeci në fshatin Balldren në Lezhës.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën tip “Volkswagen Polo”, pa targa, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për të qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me të cilën lëviznin viktimat.
Sipas policisë makina është gjetur në fshatin Torovicë, e fshehur në banesën e 22 vjeçarit Besnik Kolndreut, ky i fundit tashmë i shpallur në kërkim nga policia.
Ndër të tjera policia bën me dije se makina me të cilën kanë qëlluar autorët është marrë me qira në Rinas, nga motra e Florin Mhillajt.
Po ashtu, në oborrin e banesës u gjet edhe një makinë tjetër identik, në pronësi të Kolndreut, por me targa të rregullta.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes.









