7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontroll në zyrat e PS-së në Kavajë? Policia: E pavërtetë!

Kryesoret

Ditën e djeshme rreth orës 11:00 policia ka kryer kontrolle në zyrën e PS në Kavajë pasi kishte informacione dhe indicie se aty ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, raportoi “News24”.

Nga kontrolli i kryer i cili ka zgjatur rreth 30 minuta, media në fjalë raportoi se policia nuk ka gjetur pajisje të paligjshme të lojërave të fatit dhe pasi ka kryer kontrollin është larguar.

Por drejtoria Vendore e Policisë Tiranë reagoi duke deklaruar se e “përgënjeshtron me forcë këtë lajm si të pavërtetë dhe kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit