Lulzim Basha vijon me takimet e tij me të rinjtë e të rejat. Ai është ndalur sërish sot në një takim, ku ndër të tjera ka thënë se ka preferuar ti nisë takimet e tij pikërisht me të rinjtë, të cilët sipas tij treguan se më 14 maj vota nuk blihet, gjë e treguan me braktisjen masive të votimeve.
“Këto takime kam preferuar ti nis me të rinjtë. Qytetarëve iu është vrarë shpresa. Shumica e njerëzve nuk kanë shpresë. Rinia në 14 maj ka folur me braktisjen masive që i bëri zgjedhjeve lokale.”, tha ndër të tjera Lulzim Basha në fjalën e tij në këtë takim me të rinjtë.