Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak. Policia bën me dije se E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.