Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë ka dalë nga burgu i Lushnjës dhe po shoqërohet nga policia e shtetit drejt banesës në tij në Tiranë pranë zonës së Kodrës së Diellit.
Kujtojmë që mesditën e sotme Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Në vendimin të gjykatës të zbardhur “5Pyetjet.al” bëhet me dije se pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1 (një) vit, 8 (tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete) dite, Tahiri do ta vuajë me “qëndrim në shtëpi”, në adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tiranë.