Në atentatin e ndodhur sot në mesditë në zonë e Aaeroportit të Rinasit, i cili tronditi vendin mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur shoferi i tij Muçi Shaljani.
Ngjarja ka ndodhur në momentin që Dani është kthyer nga Barcelona në Shqipëri.
Dyshohet se atentatorët kanë pasur informacione të sakta duke e pritur atë deri sa ka dalë nga aeroporti për të kryer egzekutimin.
Nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky i fundit nuk ishte emër i panjohur, pasi në vitin 2010 së bashku me të vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.
42-vjeçari, sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), u përplas me Tahirin 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.
Në atë kohë, 28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të shkonte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani. Po atë ditë, Tahiri i është prezantuar të riut se ai ishte deputet, por Shaljani nuk e ka marrë parasysh këtë dhe është përgjigjur duke i thënë: “e kujt i ha se je deputet”.









