Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.
Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Ditën e sotme Armaldo Kllogjeri feston ditëlindjen dhe një nga ish-banoret që e ka uruar publikisht në rrjete sociale është Olta Gixhari.
Jo vetëm që poston një foto me të, por Olta kujton edhe një moment shumë ‘funny’ brenda shtëpisë së “BBV2” e cila u bë shumë virale, ku Armaldo tregon se e ka ditëlindjen më 1 Qershor dhe Olta e ngatërron me “Ditën e Punëtorëve”.