Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit ku janë përplasur 2 automjete.
Për pasojë janë plagosur 5 persona, mes tyre edhe një i mitur të cilët janë dërguar në spital.
Ndërkohë zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e 2 personave të bllokuar në njërin prej automjeteve.
Aksident i rëndë në Rrëshen, të plagosurit të bllokuar brenda makinave