-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti tregon 2 kushtet për zgjedhje të reja në veri të Kosovës!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pajtohet për zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës, por së pari, ka thënë ai, duhet që bandat e mbështetura nga Beogradi të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin amerikan NBC, Kurti ka thënë se detajet për zgjedhjet e reja do të diskutohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javën e ardhshme.

“Nuk e mohoj mundësinë për zgjedhje të reja, por drejtësinë së pari duhet ta vendosim në vend. Njëherë duhet të dalin para drejtësisë bandat në veri. Për de-eskalim, bandat e dhunshme duhet ose të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë dhe pastaj mund të kemi zgjedhje të parakohshme”, ka thënë kryeministri Kurti, transmeton Gazeta Express.

Kurti ka thënë se kryetarët shqiptarë që kanë fituar në komunat veriore kanë legjitimitet të ulët, por ka thënë se ata janë të ligjshëm.

“Kryetarët që kanë fituar komunat, kanë legjitmitet të ulët për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Ne kemi ftuar qytetarët për të votuar, por Beogradi i ka shantazhuar. Duhet ta ndalojmë Beogradin që të mos i bullizojë serbët e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbisë, e veçanërisht Rusisë, i pengon që Kosova të ketë sukses si shtet. I pyetur nga gazetari Chuck Todd nëse forcat policore të Kosovës kanë përdorur dhunë të tepruar, Kurti ka thënë se kjo gjë nuk mund të dëshmohet, ngase Policia e Kosovës është forcë profesionale e trajnuar për vite nga SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit