Një turiste polake ka ndërruar jetë pasditen sotme në afërsi të një hoteli te Mali i Robit pasi është rrëzuar aksidentalisht në trotuar.
Viktimë ka mbetur shtetasja polake, 83-vjeçarja me inicialet L. M.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.