Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, vihet në pranga 33-vjeçari në pikën e kalimit në Morinë. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer Admir Bunjaku shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.
Ishte qeni që zbuloi lëndën narkotike. 33 vjeçari banues në Zyrih u arrestua për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.