-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si i zhvati 3 mln euro bizneseve “mashtruesja” nga Korça, zbardhet skema

Kryesoret

Është zbuluar skema e mashtrimit të një agjente të shërbimit postar privat në Korçë. Alma Beqiri ishte e punësuar në një postë private dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3.000.000 euro.

46-vjeçarja, sipas uniformave blu, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

EMRI/ Përfitoi shuma të majme parash nga bizneset, arrestohet mashtruesja në Korçë

Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.

“Nga veprimet e thelluara hetimore rezulton se kjo shtetase, gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro. 46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim. Shumën e konsiderueshme të përfituar, kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.”, shprehet policia e Korçës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit