-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nata e parë e lirisë

Kryesoret

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua ditën e djeshme nga qelia pas 16 muaj në burg. Gjyqtarja Matilda Fetau e Gjykatës së Elbasanit pranoi një kërkesë të tij për zëvendësimit e dënimit me burg me “qëndrim në shtëpi”.

Kërkesa e Tahirit për dënim alternativ është regjistruar në gjykatën e Elbasanit në 20 shkurt dhe vendimi është marrë më 2 qershor. Avokati Maks Haxhia, që përfaqësoi Tahirin në këtë kërkesë, parashtroi ekspertiza mjeko-ligjore mbi të cilat bazohej kërkesa për lirim.

Në njërën prej tyre parashtrohet gjendja shëndetësore e bashkëshortes së Tahirit. Avokati ka pretenduar se Tahiri nuk mund të qëndronte më në qeli dhe se duhej të kujdesej për fëmijët në një situatë kur bashkëshortja ishte e sëmurë. Në vendim, gjykata i ka lënë tagër të lirë Shërbimit të Provës ta lejojë ose jo Tahirin të dalë nga shtëpia sipas nevojës.

Kjo nuk është hera e para që Tahiri përfiton zbutje të dënimit nga gjykata. Në mars 2023, ai përfitoi 90 ditë ulje dënimi për sjellje të mirë. Sipas vendimit të gjykatës, deri në atë moment Tahiri kishte kryer 1 vit e 1 muaj e 22 ditë burgim.

Nga llogaritë e bëra mbi bazë të vendimit që ndryshoi dënimin e tij nga burg në qëndrim në shtëpi, Tahiri ka bërë rreth 1 vit e katër muaj burg, ka përfituar tre muaj ulje dënimi dhe i mbeteshin për të shlyer edhe 1 vit e 8 muaj e 15 ditë dënim. Tahiri u dënua përfundimisht në 4 shkurt 2022 nga Gjykata e Posaçme me 3 vjet e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit