-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Treni i mallrave merr para trenin plot me pasagjerë, 288 persona të vdekur

Kryesoret

Të paktën 288 persona kanë vdekur dhe 850 të tjerë janë plagosur nga përplasja e disa trenave në shtetin lindor të Indisë, Odisha. Më shumë se 200 ambulanca u dërguan në vendngjarje në distriktin Balasore.

Një tren pasagjerësh mendohet se ka dalë nga shinat dhe më pas është goditur nga një tren tjetër në shinat ngjitur. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej. Indian Railways tha se dy linjat e përfshira ishin Coromandel Express dhe Howrah Superfast Express.

Ky konsiderohet si një nga aksidentet më vdekjeprurëse të trenave në Indi në kohët e fundit. India ka pasur shumë aksidente të mëdha hekurudhore në të kaluarën, por siguria hekurudhore është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit falë investimeve dhe përmirësimit të teknologjive.

Aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Indisë ndodhi më 6 qershor 1981 kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në shtetin e Biharit dhe shtatë vagonë ​​ranë nga një urë në ujërat e lumit Bagmati, duke vrarë mbi 800 njerëz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit