-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thatësira në Spanjë e Itali “shpëton” vajin shqiptar të ullirit!

Kryesoret

Fermerët po eksportojnë në Itali vajin e ullirit, që më pas ripërpunohet si markë e huaj, por me çmim nën kosto. Për shkak të mungesës së tregut në të kaluarën, bumi i kërkesës për eksporte i gjeti të papërgatitura pikat e grumbullimit. Të vetmit që po përfitojnë nga eksportet si vlerë e shtuar janë kultivarët e bashkuar me një markë shitje, por që janë të pakët.

Zv.ministri i Bujqësisë deklaron se ka nisur zbatimin e strategjisë me katër mekanizma për të ulur koston prodhuese dhe shtimin e eksporteve. Në katër muaj, eksportet e vajit janë 4-fishuar.

Thatësira e stinës së pranverës që preku shtetet kryesore eksportuese të vajit të ullirit, si Spanjën dhe Italinë, shtoi mungesën e produktit në Europë dhe forcoi çmimet e shitjes nga 25 deri në 60% në bursat e huaja.

Për rrjedhojë, mungesa e vajit të ullirit në tregun europian ka krijuar bum kërkese nga industrialistët italianë për vajin e ullirit shqiptar.

Nga ky vakum prodhimi po përfitojnë fermerët shqiptarë të cilët, në vitin 2022, u përballën me superprodhim të vajit të ullirit që e magazinuan në shtëpi.

Tashmë, vaji i ullirit të fermerit po rikthehet te pikat e grumbullimit për t’u eksportuar drejt Italisë. Fabrikat e përpunim-grumbullimit pohojnë se çmimi i shitjes është nën kosto.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, pohoi për “Monitor” se eksportet e 4-mujorit 2023 janë 4-fishuar krahasuar me eksportet vjetore të vitit 2022.

Ai tha se duke marrë në konsideratë efektet e ndryshimeve klimatike që sollën thatësirën në vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese të Europës janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e eksporteve të ullirit dhe vajit të ullirit në tregun italian dhe europian.

SHKRIMI I PLOTË NË MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit