Zëvendëskëshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jon Finer, ka biseduar ditëve të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alesandar Vuçiq, lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potik, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.
Më 29 maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë.
Kurtit i është kërkuar që kryetarët e rinj t’i kryejnë detyrat në lokacione alternative dhe që forcat policore të tërhiqen nga ndërtesat komunale.
Në komunikatë është thënë se Finer e ka mirëpritur gatishmërinë e Kurtit që të punohet drejt krijimit të kushteve për zgjedhje të reja.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.
Vuçiqit, në anën tjetër, i është kërkuar që t’i tërheqë forcat e armatosura nga zona afër kufirit, dhe që të ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake, si dhe të kërkojë nga protestuesit që të jetë në qetë.
Në dy komunikata për media, të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë, është përmendur se Finer u ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që të riangazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian, si dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.
Palët janë darkorduar për këtë Marrëveshje në shkurt në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në mars të Ohër.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011.
Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar./ REL