Hetuesit e krimit që ndodhi ditën e djeshme në në Përmet, dyshojnë se se konflikti përshkallëzoi për shkak se dy prindërit i kaluan në pronësi banesën e tyre njërës prej vajzave.
Dyshohet se shtëpia tre katëshe mendohet se i kishte kaluar ne pronësi te motrës së tij dhe kjo është bërë pa dijeninë e tij, Report TV.
Çfarë ka ndodhur?
Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore.
I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas.
Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty.
Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej.