-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR: Mbetemi vigjilentë, siguria në Kosovë është stabile!

Kryesoret

Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash bën me dije se situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është stabile.

“Nuk kemi parë përsëritje të të njëjtit nivel të dhunës. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të përgatitur mirë. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në mbarë Kosovën për të siguruar ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin tonë afatgjatë, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Nga këndvështrimi ynë, procesi i tranzicionit nga kryetarët e komunave që po largohen tek ata që po vijnë është zhvilluar në mënyrë të qetë. KFOR-i vazhdon të luajë rolin e tij, duke ofruar një kornizë sigurie dhe hapësirë që dialogu politik të ecë përpara. Kjo është thelbësore për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme që i sjellin përfitim të gjitha komuniteteve. Rruga drejt stabilitetit afatgjatë është politike. Stabiliteti në Kosovë dhe në rajon varet nga fakti nëse palët zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës”, u shpreh Ulutash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit