Për shkak të rritjes së çmimit të naftës, ka ardhur një reagim nga shoqatat e bizneseve, të cilët i janë drejtuar qeverisë që të rishikojë barrën fiskale.
Ata kërkojnë dialog të hapur me qeverinë, sipas tyre nëse nuk merren masa do të përballen me mbyllje të aktivitetit ose largim të punonjësve nga puna.
Shoqatat e bizneseve kërkojnë transparencë për vendosjen e çmimit të naftës dhe krijimin e rezervave strategjike lidhur me këtë çështje.









