Policia e shtetit ka organizuar ditën e sotme një operacion në Malësinë e Madhe ku kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Pas kontrolleve në fshatin Vukpalaj policia zbuloi 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa ku ra në pranga 28-vjeçari, Pjetër Kokaj.
Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorit e 28-vjeçarit, Artan Kalaj 44 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.