Paraditen e sotme është përfshirë nga flakët një shtëpi në qytetin e Vlorës ku për pasojë është shkrumbuar gjithçka brenda shtëpisë.
Fatmirësisht, në banesë nuk ka shpërthyer bombola e gazit, të cilën zjarre fikësit kanë arritur ta largojnë.
Familjarët kanë arritur të dalin në kohë, pa pësuar lëndime.