Luiz Ejlli ka publikuar pak ditë më parë këngën e tij të re “Përjetësisht”. Sipas Top Medias kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut dhe brenda 24 orëve ka arritur mbi 1 milion klikime.
E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube duke kaluar kështu emra si Dua Lipa, Rita Ora si dhe artistë lokal si Noizy apo Elvana Gjata me të cilët Luizi po përflitet se do të bëje duete muzikore./ Kryefjala