Pas fitores së edicionit të dytë të “BBVIP”, Luiz Ejlli është totalisht i fokusuar te karriera e tij në muzikë.
Së fundmi, ai ka publikuar këngën e tij më të re “Përjetësisht”, e cila menjëherë ka grumbulluar miliona klikime, ku, respektivisht brenda 24 orëve numëron pothuajse 2 milion.
Por, me sa duket, kënga po arrin rekorde përtej Shqipërisë, e po konkurron me hitet botërore.
“Përjetësisht” renditet në vendin e 15-të në listën e këngëve më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube, duke u bërë kështu një nga këngët më të dëgjuara e të klikuara të momentit.
Kënga solo e fituesit të “Big Brother VIP 2” ishte krijuar me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij e dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një pjesë e tekstit të këngës “Përjetësisht”: