Mes falënderimeve  lideri i majtë foli edhe për Kadastrën, për të cilën paralajmëroi ndryshime shumë shpejt.

Ai u shpreh se do të “mbyllen dyert” dhe shërbimet e kadastrës tashmë do të merren online.

Rama paralajmëroi se projekti se si jo do të realizohet do të prezantohet brenda muajit qershor.

Duhet të marrin fund andrallat me Kadastrën për shembull, apo tortura në marrjen e titullit të pronësisë, gjë që ndodh akoma.

Fatkeqësisht akoma, edhe pse në një pjesë të madhe të shërbimeve kemi bërë revolucion sepse kemi hequr radhët, ka të tilla probleme.

Nuk mund të bëhen të gjitha përnjëherë, por janë pjesë e kontratës që i kërkuam qytetarëve dhe ata e nënshkruan me votë. tani jemi ne që duhet ta zbatojmë. Qytetarët na kanë dhënë një kredi me interesa shumë të larta që duhet të jemi në gjendje ta kthejmë përmes rezultateve konkrete.

Ne duhet ta përmbysim rendin që mbizotëron në Kadastër, dhe jemi shumë pranë ta bëjmë.
Njësoj siç kemi vepruar me shërbime të tjera do veprojmë edhe me të.
Do i mbyllim dyert e kadastrave, qytetarët nuk duhet të shkojnë më në dyert e tyre, duhet të bëjnë aplikime dhe shërbimin ta marrin po online brenda afatit, pa qenë në dorën e asnjë regjistruesi apo kryeregjistruesi.
Brenda qershorit do bëjmë edhe prezantimin e këtij transformimi për tu hequr njerëzve këtë barrë të tmerrshme”, tha ai.