-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho: Dua 6 pikë nga 2 ndeshjet e radhës

Kryesoret

Trajneri i ri i Shqipërisë duket se i ka objektivat e qarta, 6 pikë nga 2 ndeshjet e parë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. “Sigurisht që të gjitha mundësitë i kemi për të marrë fitore në këto dy ndeshje, përveç lojës së bukur për të marrë edhe gjashtë pikët, por fusha do të na tregojë më shumë se sa jemi në gjendje ta bëjmë këtë dhe sigurisht rezultati nuk është diçka që mund ta kontrollosh, por ne kemi një rrugë të gjatë përpara me shtatë finale që të gjitha ndeshje që janë për t’u fituar, por është e rëndësishme të luajmë mirë edhe të marrim pikë. Por në këtë moment që flasim unë kam në mendje vetëm Moldavinë dhe më pas do të mendojmë për ndeshjet tjera”, tha Sylvinho.

I pyetur për lënien jashtë të Odise Roshit, trajneri kuqezi u përgjigj: “Është një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren. Nuk është për këto dy ndeshje por kjo nuk do thotë se në shtator ai nuk do të jetë me ne. Kam folur me të, është një lojtar shumë i aftë në krahun e djathtë dhe të gjithë e kemi parasysh se çfarë është në gjendje të bëjë, por në këtë moment kemi lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë shumë mirë atë rol dhe prandaj kam menduar që t’i jap mundësinë lojtarëve të tjerë”. Shqipëria është pjesë e grupit E të kualifikuese për turneun që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm. Përveç Moldavisë dhe Ishujve Faroe, në grup është edhe Çekia dhe Polonia, kundër së cilës, kombëtarja humbi ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit