-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet shoku i ngushtë i Efi Dhedhes

Kryesoret

Efektivët e anti-drogës të Policisë së Vlorës arrestuan natën e kaluar tre persona që shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi.

Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

Burime për Voxnews bëjnë me dije se Xhoi Bare është shoku i ngushtë i ish-banores së “Big Brother Albania 2”, Efi Dhedhes. Gjatë qëndrimit të Efit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Xhoi Bare dilte në intervista televizive dhe si menaxheri i saj. Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagramin, Efit gjatë qëndrimit në BBV dhe siç e shihni në fotot e mëposhtme ai ka qenë bashkë me të edhe në pushimet që Efi bëri në Tailandë.

Gjithashtu, Xhoi Bare ka qenë dhe gazetar i emisionit “Why Not” i Roza Latit, ku bënte personazhin e “jashtëtokësorit”.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit