-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Juve largohet nga Superliga: Po na kërcënon UEFA

Kryesoret

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Scanavino, i ka dërguar një letër Real Madridit ku kërkon një takim me klubin e bardhë dhe me Barcelonën për të diskutuar çështjen e shkëputjes së klubit torinez nga projekti i Superligës, i promovuar nga 12 klubet më të mira në Evropë në prill 2021 dhe që aktualisht mbahet publikisht nga dy skuadrat spanjolle dhe ajo italiane.

Në letër, drejtori i përgjithshëm i Juves thekson se UEFA kërcënon klubin torinez me përjashtimin e tij nga kompeticionet evropiane për pesë vite për shkak të rasteve në të cilat është përfshirë në sezonet e fundit. Largimi i ekipit italian nga projekti, nëse realizohet, do të zgjasë disa javë për shkak të procedurave të shumta burokratike dhe kontraktuale për t’u zgjidhur.

“UEFA lufton që konkurrenca e saj të mos ketë as më të voglin dyshim në asnjë mënyrë. Barcelona dhe Juventus janë nën dyshime dhe të dy klubet e dinë se e ardhmja e tyre evropiane varet nga përfundimi i hetimit të hapur”, shkruan MARCA.

Më 22 maj, Gjykata e Apelit të FIGC-së diskutoi sanksionin prej 15 pikësh të pezulluar nga Kolegji i Garancisë (shkalla e tretë e drejtësisë italiane) për çështjen e fitimeve kapitale fiktive dhe e ndëshkoi sërish klubin, megjithëse më të lehtë, me 10 pikë më pak në klasifikimi.

Për Juventusin, megjithatë, betejat ligjore do të vazhdojnë. Përtej fitimeve kapitale dhe hetimit të UEFA-s, një tjetër front është ende i hapur, ai i pagave të shtyra dhe marrëdhënia me agjentët dhe klubet e tjera në treg. Seanca e parë e këtij gjyqi tashmë ka një datë: do të jetë 15 qershori i ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit