-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është pallati dhe tenderi që futën në burg Dakon

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja voluminoze që çoi pas hekurave ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në listën e SPAK-ut janë 10 emra, me Dakon në krye dhe zyrtarë e ish-zyrtarë. Shtatë masa janë arrest me burg dhe tre në arrest shtëpie, që janë gra dhe masa e SPAK-ut ka qenë më e butë.

Pallati që u bë shkak për arrestimin e Vangjush Dakos ndodhet në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit. Paraprakisht dihet që hetimet për këtë pallat kanë nisur prej një viti.

Denoncimet kanë qenë të banorëve pas tërmetit të 2019, ku pësoi dëmtime të shumta. Akuzat në denoncimin e banorëve nuk ishin vetëm për ndërtuesin, por edhe Dakon dhe zyrtarët e tjerë të bashkisë së Durrësit.

Pallati me mbivendosje të lejeve të ndërtimit në 2013 dhe 2016 çoi Dakon në qeli bashkë me shefin e Urbanistikës dhe specialistë të këtij sektori. Por kjo nuk është arsyeja e vetme që u arrestua ish-anëtari i Kryesisë së PS-së.

Vangjush Dako akuzohet edhe për një tender të zhvilluar në 2015 që i ka shkaktuar 180 milionë lekë dëm shtetit. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi. Tre janë akuzat që tani duhet të përballet Dako; korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit