-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhet sekrete mes bosëve të inceneratorëve: Ktheji përgjigje plehrës

Kryesoret

Në disa komunikime që gjenden në dosjen hetimore të SPAK-ut për inceneratorin e Elbasanit del qartë se Mërtiri i jep urdhra dhe porosi Zotos dhe ky i fundit i zbaton me përpikmëri.

Në një mesazh të datës 13 mars 2016, Mirel Mërtiri i dërgon një e-mail Klodian Zotos, që lidhet me procesin e ndërtimit të kaldajës në landfillin e Elbasanit nga Ernesto Granelli. Mireli i shkruan Zotos: “Mirëdita, të lutem, ktheji një përgjigje këtij plehrës. Ktheji përgjigje sa më parë”.

Në datën 14 dhjetor 2016, Mirel Mërtiri i ka dërguar e-mail të pandehurit Klodian Zoto, me përmbajtjen “Ok… nise”. Ky e-mail del se është një përgjigje për një e-mail tjetër të mëparshëm të të pandehurit Klodian Zoto, i cili nga ana e tij ka dërguar një shkresë në formë drafti, të panënshkruar, të përgatitur në emër dhe llogari të shoqërisë “Integrated Technology Services”, përfaqësuar nga Klodian Zoto, që i drejtohet Bankës Veneto.

Komunikimet shef-vartës ndërmjet Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos vijojnë edhe më tej.

Në datë 17 mars 2017, Mërtiri i shkruan sërish Zotos për disa pagesa që duhet të kryheshin në funksion të punimeve në landfill: “Zoto të lutem të bëhen pagesat nga ato që do të nisë Elbasani sot. Ditë të mbarë”.

Në datën 17 maj 2017, Mirel Mërtiri i dërgon e-mail Klodian Zotos, si dhe shtetasve Sevi Zani dhe Helada Papa. Bashkëngjitur ndodhet një dokument në formë drafti. Mirel Mërtiri i ka shkruar Klodian Zotos si vijon: “Mirëmëngjesi, Klodi dhe goca ju lutem lexojeni dhe në një fletë të më dërgoni atë çfarë duhet korrektuar…”./ SyriTV

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit