-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adoleshenti shkon me armë në mbrëmjen e maturës, vret 2 persona

Kryesoret

Një  19-vjeçar hapi zjarr të martën mbrëma në Richmond, Virginia, ndërsa qindra njerëz qëndruan jashtë në një park pas mbrëmjes së maturës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur pesë të tjerë, tha shefi i policisë së qytetit, Rick Edwards.

Disa njerëz u plagosën ndërsa u përpoqën të largoheshin nga të shtënat, duke përfshirë një vajzë nëntë vjeçare që u godit nga një veturë, u tha gazetarëve të martën mbrëma shefi i policisë.

“Policia fillimisht arrestoi dy persona, por më vonë tha se njëri nuk ishte i përfshirë. Policia do të ngrejë dy akuza për vrasje të shkallës së dytë kundër 19-vjeçarit, i cili hetuesit besojnë se mund të ketë njohur një nga viktimat dhe të ketë pasur katër armë”, tha Edwards.

Një 18-vjeçar që u diplomua të martën, dhe një 36-vjeçar që ndiqte ceremoninë në një teatër pranë parkut u vranë.

“Të shtënat ndodhën në Monroe Park pas një ceremonie në shkollën e mesme Huguenot në Teatrin Altria”, tha zyrtari i Shkollave Publike Richmond, Matthew Stanley.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit