-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksesi në internet, Wall Street Journal: Instagrami po “ndihmon” pedofilët!

Kryesoret

Instagram “ndihmon” të promovojë një rrjet të gjerë llogarish të dedikuara hapur për ofrimin e përmbajtjes seksuale për të miturit, sipas hetimeve nga Wall Street Journal dhe studiues të Universitetit Stanford dhe Universitetit të Massachusetts Amherst.

Pedofilët kanë përdorur prej kohësh internetin, por ndryshe nga forumet dhe shërbimet e transferimit të skedarëve që synojnë njerëzit që kanë interes për përmbajtje të paligjshme, Instagram nuk i “pret” vetëm këto aktivitete.

Sipas raportit të WSJ, algoritmet e saj i promovojnë ato. Instagram lidh pedofilët dhe i udhëzon ata të aksesojnë shitësit e përmbajtjeve të ngjashme përmes rekomandimeve të “interesit të përshtatur”.

Edhe pse të padukshme për shumicën në platformë, këto llogari në Instagram janë “të paturpshme”: Studiuesit zbuluan se Instagram i lejon përdoruesit të kërkojnë për hashtags si #pedowhore dhe #preteensex duke i lidhur ato me llogaritë që përdorin këto terma për të reklamuar materiale seksuale të fëmijëve që ata kanë në dispozicion për shitje.

Në fakt, llogari të tilla shpesh pretendojnë se drejtohen nga vetë fëmijët!

Llogaritë në Instagram që ofrojnë të shesin materiale seksuale të paligjshme në përgjithësi nuk e publikojnë hapur atë, por postojnë një “menu” të përmbajtjes.

Disa llogari kërkojnë që blerësit të delegojnë veprime specifike. Disa meny përfshijnë çmime për videot e fëmijëve. Ata madje theksojnë se fëmijët paraqiten të disponueshëm për “takime” personale me pagesë.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetës, Meta pranoi se kishte probleme dhe tha se kishte ngritur një task forcë të brendshme për t’i trajtuar ato.

Meta tha se ka shuar 27 rrjete pedofilësh në dy vitet e fundit dhe planifikon të shkatërrojë të tjera.

Platforma tha se ka bllokuar mijëra hashtags që “seksualizojnë” fëmijët, disa me miliona postime, dhe i kufizon përdoruesit të kërkojnë terma të njohur si të lidhur me abuzimin seksual.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit