-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grenell: Do të ketë pasoja për Kosovën nëse Kurti refuzon kërkesat amerikane

Kryesoret

Richard Grenell, ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kryeministri Albin Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se i ka parë pasojat dhe nuk janë aspak të bukura.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, ka shkruar Grenell.

Kujtojmë se kryeministri Kurti, ka deklaruar se “marrëdhëniet i ka të mira me SHBA-të dhe BE-në, por ka sfida me emisarët e tyre”.

SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë nga Kurti që kryetarët shqiptarë të punojnë në objekte alternative, si dhe fillimin e implementimit të Asociacionit.

Opozita në Kosovë thotë se Kurti është duke i rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit