Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ditën e sotme ka pritur në takim Presidentin e Estonisë, Alar Karis.
Ndër të tjera ai foli edhe për tensionet e fundit në Kosovë nuk do të frenojnë nismat rajonale si Procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur, pasi përfitimi ndaj tyre është real.
“Tensionimi i situatës ka ardhur si nevojë e keqpërdorimit të popullatës serbe që jeton në veri të Kosovës dhe ushtrimit të papranueshëm të dhunës nga grupe kriminale”, tha Begaj.
“Ballkani i Hapur është konceptuar si iniciativë vetëm ekonomike që do të sillte lehtësime dhe heqje burokracisë. i qëndroj mendimit tim që, nëse është iniciativë vetëm ekonomike, për mua është e mirëseardhur. Çdo iniciativë rajonale është e lidhur me objektivin tonë strategjik, integrimi në BE. Nëse ne nuk bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, si mund të kërkojmë të bashkëpunojmë me Bashkimin Europian”, tha Beagaj.