-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri të Kosovës, Begaj: Sjell pasoja edhe për rajonin

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ditën e sotme ka pritur në takim Presidentin e Estonisë, Alar Karis.

Ndër të tjera ai foli edhe për tensionet e fundit në Kosovë nuk do të frenojnë nismat rajonale si Procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur, pasi përfitimi ndaj tyre është real.

Tensionimi i situatës ka ardhur si nevojë e keqpërdorimit të popullatës serbe që jeton në veri të Kosovës dhe ushtrimit të papranueshëm të dhunës nga grupe kriminale”, tha Begaj.

Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm. Kam pasur komunikim me autoritetet më të larta të Kosovës, po ashtu me komandantin e KFOR-it dhe me disa presidentë të rajonit. Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vendosur theksin në domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel. Duhet të fokusohemi te prioritetet dhe jo te gjërat sekondare.

“Ballkani i Hapur është konceptuar si iniciativë vetëm ekonomike që do të sillte lehtësime dhe heqje burokracisë. i qëndroj mendimit tim që, nëse është iniciativë vetëm ekonomike, për mua është e mirëseardhur. Çdo iniciativë rajonale është e lidhur me objektivin tonë strategjik, integrimi në BE. Nëse ne nuk bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, si mund të kërkojmë të bashkëpunojmë me Bashkimin Europian”, tha Beagaj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit