Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues, pra burgun në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e qeverisë së Kosovës të mërkurën. Projektligji është votuar me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kosova përfiton 210 milionë euro nga qiraja e burgjeve për të burgosurit danezë.