-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: Diskutime të gjata me Vuçiçin! Duhet zgjidhje urgjente

Kryesoret

I dërguari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak shprehet se e çmon gatishmërinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për, siç tha ai, të kontribuuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike për tensionet në veri të Kosovës.

Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, qëndrojnë të mërkurën në Beograd, për të diskutuar me autoritetet atje, për rëndësinë e uljeve të tensioneve në veri të Kosovës.

“Në Beograd, Escobari dhe unë kemi pasur diskutime të gjata me presidentin Vuçiç, lidhur me situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme, dhe kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën aktuale”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Pjesëtarë të komunitetit serb i kanë bojkotuar zgjedhjet e prillit, të cilat i kanë fituar kandidatët shqiptarë. Më 29 maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë. Escobar dhe Lajçak kanë qëndruar më 5 dhe 6 qershor në Kosovë, dhe janë takuar me zyrtarë të lartë shtetërorë.

SHBA: Zgjedhje të reja në veri! Kurti të tërheqë policinë, Vuçiç protestuesit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit