Mediat spanjolle shkruajnë se janë gjetur eshtrat e Sibora Gaganit, vajzës shqiptare të zhdukur prej vitit 2014 kur ishte 22 vjeçe.
Policia Kombëtare ka gjetur eshtrat në banesën që ajo ndante me partnerin e saj vrasës Marco Romeo në Torremolinos (Málaga). Romeo u arrestua në fund të majit për vrasjen e një vajze tjetër, Paula-s, ish-partneres së tij, në të njëjtin qytet.
Pikërisht kërkimi për Sibora Gaganin, rifilloi pas arrestimit në maj të vrasësit dhe ish-partnerit të saj të dyshuar, Marco Romeo, për vrasjen e gruas tjetër me të cilën ai gjithashtu kishte pasur lidhje.
Pas arrestimit për vrasjen e ish-partneres së tij, Marco Romeo rrëfeu se kishte vrarë dhe murosur Gaganin. Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.