-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse po hesht Basha për kërcënimet?

Kryesoret

Mbrëmja e djeshme prodhoi një tjetër çarje të fortë brenda PD-së së vulës. Mes tensionesh dhe debatesh që janë përshkallëzuar deri në sharje e ofendime mbledhja e djeshme e kryesisë së Partisë Demokratike me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.

U kërcënua! Gaz Bardhi: Grupimi paramilitar (i Bashës) po hedh në erë PD-në

Disa deputetët kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja. Gjate largimit nga mbledhja, deputetet janë share dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahej mbledhja. Mbështetësit e Bashës i kanë prerë rrugën Bardhit, Korreshit dhe Sulës duke i sharë dhe ofenduar.

Sharje dhe ofendime! Militantët e Bashës ndjekin deputetët në errësirë (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm, njëherësh kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar duke dënuar kërcënimet, sharjet dhe ofendimet në mesnatë nga grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës kundër deputetëve që ishin kundër zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e ri pa bërë më parë analizën dhe që procesi të kalonte nga baza. Me tone të forta, Bardhi kërkon distancim nga dhuna, presioni dhe kërcënimi. Deri tani asnjë reagim apo distancim nga Lulzim Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit