Pas vizitës në Begrad, ku zhvilluan një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak dha detaje në lidhje me diskutimet rreth situatës së tensionuar në Kosovë.
Lajçak me anë të një postimi në Twitter, theksoi se dhuna nuk është e pranueshme dhe se duhet një zgjidhje politike, për të cilën Vuçiç shprehu gatishmërinë e tij.
“Në Beograd, unë dhe Escobar patëm diskutime të gjata me presidentin Aleksandër Vuçiç për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar Lajçak.
In Belgrade, 🇺🇸 DAS Escobar and I had long discussions with @predsednikrs @avucic about the complex situation of the Serbs in Kosovo. Violence is never acceptable and a political solution to the current crisis is urgently needed. We appreciated his readiness to contribute to it. pic.twitter.com/jlj0lw2xAd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 7, 2023