Brenda banesës ku u kap 18-vjeçari Enkel Beqiri ndodhej kanabisi që ishte vendosur në dhomën e gjumit dhe atë të ndenjes së bashku me të gjitha mjetet e nevojshme për rritjen e tij.

Po ashtu u zbuluan 2.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e gatshme për shitje. Megjithatë i riu ka mundur t’i shmanget qelisë duke u dënuar me 12 muaj shërbim në komunitet në vend të burgosjes.