-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari shpëton i biri

Kryesoret

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetë në një aksident tragjik të regjistruar natën e kaluar në Itali. Ai ka qenë duke drejtuar një kamion, teka ka shpëtuar djali i tij i cili po flinte gjumë në pjesën e sipërme të kabinës në momentin e aksidentit.

Mediat italiane raportojnë se kamioni po lëvizte në drejtim të veriut në zonën e Torino di Sangro pranë Chieti-t.

Por, për arsye që nuk janë sqaruar plotësisht, shoferi nuk ka vënë re sinjalistikën dhe ka hyrë në një kantier rrugor ku po punohej. Për pasojë, kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni.

Nga përplasja humbi jetën menjëherë shqiptari. Fatmirësisht djali i tij shpëtoi i dëmtuar. Aksidenti ishte i rëndë pasi 8 persona të tjerë, italianë dhe të huaj, që po punonin aty mbetën të lënduar. Ata u dërguan menjëherë në spital.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit