Një 23-vjeç është shpallur në kërkim pasi ka goditur me grushte duke e dëmtuar rëndë në kokë personin me inicialet A. M., 55-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi nga policia
Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.