-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ulsi Manja nxori sekretin e SPAK-ut që Dako do të arrestohej

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është personi që nxori sekretin hetimor që SPAK kishte lëshuar urdhër arresti për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

SPAK, njoftoi dje se ka nisur një hetim, por Berisha, tha se njeriu që nxori sekretin është ministri në fjalë.

“Ti e ke vendin tek Gjushi. Ulsi Manja nxori sekretin. Ky është njeriu i pazareve me Edi Ramën. Ky i merr përsipër pazaret. Kush ia tha Gjushit? Ti ia the. Ke nxjerrë sekretin. Je një lloj jagoje që ke vetëm veten shok.

Do të përgatisim një dosje kombëtare dhe ndërkombëtare për ty. Nxirr nga burgu të burgosur për krime elektorale i tha Berisha, Manjës.

Nuk e di përse je shqetësuar Sali. Zgjedhjet mbaruan, të presim betejën tjetër në 2025. Kam përshtypjen që ti do të shkosh përpara meje përpara drejtësisë.

Më në fund reforma në drejtësi, që parlamenti e votoi po prodhon rezultate. Unë për këtë ditë kam pritur, por shoh që më i shqetësuar je ti se unë. Këtu do të jemi” ishte replika e Ulsi Manjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit