Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se e ka dorëzuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Në lidhje për këtë dokument, Rama është shprehur se ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar në lidhje me këtë dokument ku u shpreh se kjo mund të konsiderohet si një çarje të raporteve.
Sipas tij qeveria e Kosovës duhet të japë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje.
Ai foli edhe për kohën kur zhvilloheshin takime të niveleve të larta shtetërore në periudhën e shpalljes së pavarësisë dhe takimet e të sotmes, për të cilat i vlerëson si dy kontekste të ndryshme kohore.
Për periudhën e kohës së shpalljes së pavarësisë, ish-presidenti Sejdiu shprehet se ka qenë e përshkuar me një mbështetje të pa rezervë të ndërkombëtarëve, veçmas të vendeve të QUINT-it, sidomos në momentin e shpalljes së pavarësisë së vendit.
Në këtë vazhdë, ish-presidenti Sejdiu kujtoi edhe procesin e dialogut, që, sipas tij, ka pasur rënie e ngritje, varësisht nga rrethanat.
“Them se ajo periudhë ka qenë me një prezantim të dinjitetshëm i ekipit negociator të Kosovës. Ekipi ka qenë homogjen në aspektin e vizionit politik”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu.
Kjo bën që të konsiderohet si një çarje të raporteve, por që qeveria e Kosovës duhet të japë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje, pavarësisht që tash për tash, sikur që e tha edhe vetë kryeministri Rama, është konfidenciale, ndaj s’mund t’i komentojë idetë që janë dhënë”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu.