Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka dalë përpara gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Vangjush Dako, ish kryebashkiak i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.
I pari lidhet me lejen e ndërtimit të një pallati, i cili rezulton se ka ndërtuar kate më shumë seç ligji përcakton për atë zonë dhe rasti i dytë lidhet me një tender.