Çarja e tretë brenda PD-së zyrtare. Lulzim Basha arriti sot në Kuvend dhe u ballafaqua me deputetët, të cilët mbështetësit e tij i shanë, ofenduan dhe kërcënuan në mbledhjen e Kryesisë ku u vendos data për zgjedhjen e kryetarit të ri në fund të korrikut.
Ish-kryetari u fut brenda në seancë dhe u zgjati dorën deputetëve. Dashnor Sula në një moment hezitoi t’i jepte dorën. Saimir Korreshi nisi t’i kërkonte shpjegime. Lulzim Basha i ftoi në një takim në një nga ambientet e Kuvendit për t’u sqaruar pa kamera.