Në telefonatën e zhvilluar mes Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken me homologun e tij turk, Hakan Fidan u diskutua që Suedia duhet t’i bashkohet NATO-s menjëherë.
Blinken telefonoi ministrin e Jashtëm turk për ta uruar atë për marrjen e detyrës, ku të dy palët diskutuan ndër të tjera zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin afatgjatë të mbrojtjes midis vendeve të tyre.
Siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken foli sot me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për ta uruar atë për emërimin e tij.
Ministrat diskutuan çështjet rajonale dhe rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Turqi, duke përfshirë bashkëpunimin tonë të gjatë të mbrojtjes.
Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e unitetit të NATO-s dhe ministri Blinken theksoi nevojën që Suedia të anëtarësohet sa më shpejt në aleancën e NATO-s.
Ministri Blinken përsëriti rëndësinë e nismës së grurit të Detit të Zi të mbështetur nga Turqia.