-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, shefi i EULEX: Është opsion edhe dërgimi i trupave shtesë të NATO-s

Kryesoret

Pas tensioneve në veri të Kosovës u dërguan 700 trupa ushtarakë shtesë në kuadër të Misionit Paqeruajtës të NATO’s në Kosovë (KFOR).

Në lidhej me shtimin e trupave ka folur edhe Shefi i Misionit Evropian të Sundimit të Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark i cili u shpreh se nuk është për t’u përjashtuar mundësia e dërgimit “edhe të mijëra trupave tjerë” në Kosovë.

Wigemark u shpreh për The “Associated Press” për trazirat në pjesën veriore ku edhe rreth 30 pjesëtarë të KFOR’it u plaguan nga protestuesë të dhunshëm.

“Tashmë vetem se kishte dhunë të llojit më keq. Të gjithë…thonë se jemi me fat se s’patëm viktima”, ka thënë Wigermark, ndërsa ka treguar se sa i përket EULEX’it do të vinte koha ku ata të mos ishin më të nevojshëm në Kosovës, por se “kushtet nuk janë pjekur ende për këtë.

Dialogu i vazhdueshëm mes Beogradit dhe Prishtinës, kjo është vendi për të zgjidhur çështjet e hapura”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit